Dita e Dëshmorëve, Haradinaj: Lavdi të rënëve për liri, rroftë Kosova

Nga D. V.
441 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 5 Maj, Zhurnal.mk – Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar me nderim të gjithë ata që ranë për lirinë e vendit.

Haradinaj ka vlerësuar sakrificën e dëshmorëve dhe kontributin e luftëtarëve shqiptarë në të gjitha periudhat historike, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për kujtesën kolektive dhe identitetin kombëtar.

“Lavdi të rënëve për liri dhe nderim për luftëtarët shqiptarë të të gjitha kohërave. Rroftë kombi shqiptar! Rroftë Kosova!”, ka shkruar Haradinaj në profilin zyrtar në Facebook.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër