Tiranë, 24 gusht, Zhurnal.mk – Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka rikonfirmuar sot mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën në Ditën e Pavarësisë, duke theksuar të drejtën e popullit ukrainas për të përcaktuar të ardhmen e tij si një komb i lirë.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, vlerëson guximin dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial.
“Guximi dhe qëndrueshmëria e Ukrainës janë një mbrojtje jo vetëm e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, por edhe e parimeve mbi të cilat ndërtohet një Evropë e lirë dhe paqësore”, thuhet në mesazh.
MEPJ thekson se, Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në krah të Ukrainës, në mbështetje të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, të vendosjes së përgjegjësisë dhe të së drejtës së Ukrainës për të qenë pjesë e familjes evropiane.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Ukrainë”, përfundon mesazhi i MEPJ.
