Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, të bashkohemi të gjithë shqiptarët e partitë politike

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 shtator, Zhurnal.mk – Djali i Jakup Krasniqit, Altini, u është drejtuar protestuesve të cilët janë duke protestuar në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, kudnër vendimti në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Ai, u ka bërë thirrje të gjithëve që so t’I lënë anash dallimet politike dhe të bëhen bashkë.

“Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme.

Jam para jush jo vetëm si biri i një njeriu që po përballet me këtë padrejtësi, por si biri i këtij populli. Lufta jonë ka qenë për liri, për dinjitet, luftë e një populli që për dekada ka qenë i përbuzur.

Ajo që ndodhi në Hagë nuk është çështje ndaj katër individëve. Ky aktgjykim prek një histori të madhe, prek sakrificën e çdo dëshmori, çdo veterani, çdo të burgosuri politik e çdo të zhdukuri, e çdo fëmije që nuk arriti ta shijojë Kosovën e lirë.

Sot nuk do të dorëzohemi. Nëse dorëzohemi sot, do të na gjykojë edhe e ardhmja. Do të na pyesin fëmijët tanë se çfarë bëtë kur historia iu vuri në bankën e të akuzuarve, çfarë bëtë kur çlirimtarët u vunë në pikëpyetje. Përgjigjja jonë do të jetë e qartë: NUK U DORËZUAM.

Do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi!

Prandaj sot i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve dhe të gjitha partive politike, t’i lëmë anash dallimet politike, të bashkohemi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër