“Do të vazhdoj shfaqjen”, Ariana Grande zbulon dëmtimin në këmbë para koncerteve të fundit në Londër

Nga D V
502 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ariana Grande ka zbuluar se po rikuperohet nga një dëmtim në këmbë, pasi fansat e vunë re duke çaluar gjatë performancave të saj në Londër.

33-vjeçarja u ka treguar fansave se ka pësuar një “prerje të thellë” në këmbë dhe për këtë arsye është detyruar të ndryshojë edhe veshjen e saj për dy koncertet e fundit në O2 Arena.

Ariana tha se do të shmangë takat e saj karakteristike dhe do të zgjedhë këpucë më të rehatshme, ndërsa rikuperohet, shkruan DailyMail.

“Do të duhet të vesh këpucë të rehatshme për shfaqjen e kësaj mbrëmjeje dhe ndoshta edhe nesër, pasi jam e fashuar dhe po rikuperohem nga një dëmtim i vogël”, u shpreh këngëtarja.

Ajo sqaroi se nuk bëhet fjalë për ndrydhje apo dëmtim muskulor, por për një prerje të thellë që i shkakton vështirësi në mbështetjen e peshës në atë këmbë.

Pavarësisht dëmtimit, Ariana konfirmoi se do të ngjitet në skenë dhe do të vijojë koncertet e planifikuara. “Mos u shqetësoni. Do të vazhdoj shfaqjen dhe jam duke u shëruar. Mezi pres të performoj për ju sonte dhe nesër, edhe nëse jam disa centimetra më e shkurtër se zakonisht”, tha ajo me humor.

Fansat kishin shprehur shqetësimin e tyre në rrjetet sociale pasi e panë duke çaluar gjatë rezidencës së saj dhjetënetëshe në Londër.

Ndërkohë, këto koncerte shënojnë edhe fundin e turneut “Eternal Sunshine”, pas të cilit këngëtarja pritet të marrë një pushim të planifikuar nga angazhimet e saj profesionale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër