Osmani reagon për këngën nacionaliste serbe në organizimin e BE-së: Organizatoret të japin shpjegime

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 nëntor, Zhurnal.mk – Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi interpretimit të këngës nacionaliste që u lëshua në një organizim të Bashkimit Evropian në Bruksel, raporton Ekonomia Online.

“Aleatët nuk i largon dot pa pasoja. Armiqtë nuk presin derisa ti ta kuptosh dëmin. Dhe këtë çmim nuk po e paguan pushteti, por Kosova. Sot, përmes këngëve nacionaliste serbe në organizime të BE-së, ku Kosova as nuk ftohet. Nesër, me goditje edhe më të rënda. Organizatorët e këtij forumi në BE duhet të japin shpjegime dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë akt të papranueshëm. Por nuk mund të presim që Brukseli të na i zëvendësojë miqtë që ky pushtet i ka larguar me duart e veta”, Osmani në Facebook.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër