Dorëhiqet edhe sekretarja për Luftën e Dhunës ndaj Grave

Nga D. V.
498 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Londër, 12 maj, Zhurnal.mk – Jess Phillips, sekretarja e kabinetit britanik për Luftën e Dhunës Ndaj Grave, u bë anëtarja e dytë e qeverisë së Keir Starmer që dha sot dorëheqjen, në shenjë proteste kundër kryeministrit laburist, Keir Starner, sipas disa mediave britanike.

“Nuk mund të vazhdoj më të shërbej si sekretare kabineti nën udhëheqjen aktuale”, shkroi ajo në një letër të botuar nga ”Sky News” dhe drejtuar Keir Starmer, të cilit të paktën 80 deputetë laburistë po i bëjnë thirrje të japë dorëheqjen.

Edhe sekretarja britanike për Decentralizimin, Besimin dhe Komunitetet, Miatta Fahnbulleh dha sot dorëheqjen.

Pavarësisht kësaj, kryeministri Keir Starmer tha se “dëshiron të vazhdojë të qeverisë”.

“Ju bëj thirrje të bëni atë që është e drejtë për vendin dhe për partinë dhe të vendosni një afat kohor për një tranzicion të rregullt në mënyrë që një ekip i ri të mund të sjellë ndryshimet që kemi premtuar për vendin”, tha sekretarja e kabinetit, Miatta Fahnbulleh në letrën e saj të dorëheqjes, të botuar në X.

Megjithatë, Keir Starmer u tha ministrave të tij, të mbledhur në Downing Street, se ai donte të “vazhdonte të qeveriste”, sipas një deklarate qeveritare.

“Vendi pret që ne të vazhdojmë të qeverisim. Kjo është ajo që po bëj unë dhe ajo që duhet të bëjmë si qeveri”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër