Arrestohen katër ushtarakë të Gardës Islamike Revolucionare iraniane

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Kuvajt, 12 maj, Zhurnal.mk – Ministria e Brendshme e Kuvajtit njoftoi sot për katër persona të arrestuar në fillim të majit, teksa përpiqeshin të hynin në vend nga rruga detare dhe që kanë pranuar se i përkisnin trupave të Gardës Islamike Revolucionare.

Sipas autoriteteve kuvajtiane, katër burrat dy kolonelë të marinës, një kapiten dhe një toger anijeje, kanë rrëfyer se ishin ngarkuar nga forca ideologjike ushtarake e Republikës Islamike të Iranit për t’u infiltruar ishullin Bubiyan, ishulli më i madh i Kuvajtit, që ndodhet pranë brigjeve iraniane.

Ministria deklaroi se operacioni ishte planifikuar të zhvillohej të premten, më 1 maj, me anë të një anijeje peshkimi të marrë posaçërisht me qira për të kryer akte armiqësore kundër Kuvajtit.

Deklarata u publikua nga agjencia shtetërore kuvajtiane e lajmeve, KUNA.

artikuj të ndërlidhura