Dr. Benjamin Kamberi zyrtarisht titullin Specialist i Mjekësisë Interne

Nga B.M
675 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 shkurt – Pas një rrugëtimi gjashtëvjeçar të mbushur me përkushtim dhe sfida, Dr. Benjamin Kamberi ka përmbyllur me sukses specializimin, duke fituar titullin Specialist i Mjekësisë Interne.

Me këtë rast, ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për familjen, për mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë periudhës së specializimit. Falënderime ka adresuar edhe për mentorët e tij, Rozalinda Popova dhe Magdalena‑Genadieva Dimitrova, si dhe për anëtarët e komisionit: Deska Dimitrievska, Ljubinka Damjanovska‑Krstic dhe Irfan Ahmeti.

Ai falënderoi gjithashtu kolegun Arbër F. Murati, edukatorët, kolegët dhe miqtë që e kanë shoqëruar në këtë rrugëtim, si dhe kolegët nga vendi i punës dhe pacientët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë kësaj periudhe.

Përfundimi i specializimit shënon fillimin e një kapitulli të ri në karrierën e tij profesionale, me synimin për angazhim edhe më të madh në shërbim të pacientëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër