Drita kërkon kualifikimin në Andorrë, Nuhiu: Synimi ynë është të kalojmë tutje

Nga Xh M
366 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka pranuar se skuadrën e pret një përballje e vështirë të mërkurën, në ndeshjen vendimtare ndaj Inter Club d’Escaldes nga Andorra, në kuadër të barazhit për kualifikim në Conference League, por ka theksuar se fokusi do të jetë te cilësia dhe loja e ekipit të tij.

Ndeshja e parë, e zhvilluar në Prishtinë, kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2:2, ndërsa gjithçka mbetet e hapur për përballjen e kthimit.

“E dimë që do të jetë ndeshje e fortë. Do të përqendrohemi te cilësia e skuadrës sonë. Synimi ynë është që në fund ta arrijmë kualifikimin”, ka thënë Nuhiu.

Edhe sulmuesi Arb Manaj ka shprehur optimizëm para ndeshjes, duke vlerësuar se Drita mund të konsiderohet disi favorite ndaj kundërshtarit.

“Jemi disi më të favorizuar se kundërshtari. Ne duhet ta japim maksimumin që të dalim me fitore”, ka thënë Manaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër