Duncan kundërshton prokurorinë në Hagë: Dëshmia ime nuk ishte e mangët

nga Xh M

Ish-ambasadori britanik, John Stewart Duncan, ka reaguar pas një jave paraqitjeje të deklaratave përmbyllëse në procesin Thaçi dhe të tjerët në Gjykatën Speciale në Hagë, duke hedhur kritika ndaj vlerësimit të prokurorisë për deklarimet e tij.

John Stewart Duncan ka qenë dëshmitar i mbrojtjes në procesin gjyqësor në Hagë.

Përmes një reagimi publik, Duncan është shprehur se pret që prokuroria të sqarojë se si informacioni që ai thotë se e ka dhënë në mënyrë të përsëritur dhe me detaje në dëshminë e tij, mund të konsiderohet si i mangët.

‘Një javë interesante në Dhomat e Specializuara. Pres me padurim të dëgjoj prokurorinë të shpjegojë se si informacioni shumë i detajuar që përmenda disa herë në dëshminë time përfaqëson ‘njohuri të pakta të … realitetit në terren’, ka shkruar ai në rrjetin social X.

Reagimi i ish-diplomatit vjen në kohën kur në Hagë po zhvillohen seancat për deklaratat përmbyllëse në procesin Thaçi dhe të tjerët në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kryeprokurorja e Speciales, Kimberly West, gjatë fjalës së saj përfundimtare të hënën, kërkoi 45 vjet burgim për secilin prej të akuzuarve, përkatësisht për Hashim Thaçin dhe të tjerët, që në total arrin 180 vjet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More