Durmishi: Punëtorët e kohëpaskohshëm dhe sezonal fitojnë mbrojtje ligjore

nga Redaksia

Shkup, 3 shkurt, Zhurnal.mk – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot theksoi se Ligji për Angazhim me Punë të Personave, i cili filloi të zbatohet nga 1 janari i vitit 2026, paraqet hap të rëndësishëm përpara në rregullimin e tregut të punës dhe formalizimin e ekonomisë gri, transmeton zhurnal.mk.

„Periudha rrjedhëse është dedikuar për adaptim teknik dhe institucional, me qëllim që implementimi i ligjit të jetë efikas, i harmonizuar dhe funksional në praktikë. Formalizimi i ekonomisë gri është përcaktim strategjik i Qeverisë dhe segment kyç i agjendës reformuese, sepse ndikon drejtpërdrejt në rritjen ekonomike, stabilitetin e financave publike dhe mbrojtjen e punëtorëve”, theksoi ministri.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës edhe deri më tani ka zbatuar politika aktive përmes Planit operativ për punësim, por analizat kanë treguar se disa nga personat vazhdojnë të mbeten jashtë rrjedhave formale. Pikërisht për këtë arsye u miratua ky ligj, i cili paraqet reformë thelbësore në mënyrën e punësimit të kohëpaskohshëm dhe angazhimit sezonal të fuqisë punëtore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More