Dy shkupjanë arrestohen pas sulmit ndaj dy punonjësve në një hotel në Kodrën e Diellit

Nga Xh M
577 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 16 gusht Zhurnal.mk – Më 15.08.2026, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Kodra e Diellit kanë privuar nga liria personat I.I. (34) dhe M.I. (29), që të dy nga Shkupi, për arsye se po atë ditë rreth orës 17:50, në një objekt hotelerik në rrugën rajonale Tetovë – Kodra e Diellit, kanë sulmuar fizikisht punonjësit G.A. (50) nga fshati Lisec, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe B.J. (47) nga Tetova, i cili ka pësuar lëndime trupore. Pas konsultimit me prokurorin publik, personat janë ndaluar për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga një ekip i SPB Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër