Shkup, 30 tetor, Zhurnal.mk – MPB njofton se më 29.10.2026, në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria dy të mitur, të moshës 17 dhe 16 vjeç, nga Tetova.
Rreth orës 12:30, në afërsi të një qendre tregtare në Tetovë, dy të miturit kanë sulmuar fizikisht M.Sh. (62) nga fshati Odër dhe i kanë marrë para.
62-vjeçari ka arritur ta ndalojë njërin prej tyre, 17-vjeçarin, por gjatë kësaj përpjekjeje ai e ka lënduar me një mjet të mprehtë.
Në momentin e ngjarjes aty ka kaluar një patrullë policore, e cila ka arrestuar 17-vjeçarin. Ndërkaq, pas masave të ndërmarra, në ora 16:15, në rrugën “Jashtë Vardarit” në Tetovë është lokalizuar dhe arrestuar edhe 16-vjeçari.
Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor, ndërsa është njoftuar edhe prokurori publik.
