Rio De Zhaneiro, 6 maj, Zhurnal.mk – Dy anëtarë të stafit u vranë gjatë një sulmi me armë zjarri në një shkollë në Brazilin perëndimor, ndërsa dy persona u plagosën, përfshirë një nxënës, sipas qeverisë rajonale.
Qeveria në shtetin Acre tha se krimi ishte rrëfyer nga një 13-vjeçar. I riu u arrestua së bashku me kujdestarin e tij ligjor, pronarin e armës së zjarrit të përdorur gjatë sulmit.
“Të shtënat me armë zjarri ndodhën dje gjatë mësimit të pasdites”, raportoi portali i lajmeve G1, duke cituar dëshmitarë okularë.
Zyrtarët thanë se rrethanat e sakta dhe motivi që fshihet pas incidentit, janë ende nën hetim.
Mësimi është anuluar në të gjitha shkollat publike, në të gjithë shtetin për tre ditë.
