Dyshime për shkelje të të drejtave të votimit, nisin hetimet edhe në Suharekë

nga D. V.

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale në Prizren, ka nisur hetime lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Suharekë.

Hetimet janë iniciuar me vetiniciativë nga Prokuroria, me autorizim të Kryeprokurorit Petrit Kryeziu.

Prokuroria është duke ndërmarrë veprime hetimore në Komunën e Suharekës për dyshime që lidhen me shkeljen e të drejtave të votimit, të parashikuara në Kapitullin XVIII të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, gjatë ditës do të lëshohet një komunikatë shtesë me informacione mbi veprimet dhe zhvillimet e mëtejshme hetimore, pas intervistimit të të dyshuarve në polici.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More