Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë, shkak defekti me rrymë

nga D. V.

Raportohet se dhjetëra minatorë që kanë përfunduar ndërrimin e dytë nuk kanë arritur të dalin nga Miniera e Trepçës, për shkak të një defekti në furnizimin me energji elektrike.

Siç raporton “Jepi zë”, minatorët e ndërrimit të dytë kanë mbetur të ngujuar në horizontet 10, 9 dhe 8, qindra metra nën tokë.

Gjithmonë sipas raportimeve, ata është dashur të dalin nga Miniera para disa orësh, por një problem me rrymën ka pamundësuar funksionimin normal të ashensorëve dhe daljeve të sigurisë.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë, pasi vetëm disa ditë më parë, për shkak të një defekti të ngjashëm me energjinë elektrike, disa minatorë kishin mbetur po ashtu të bllokuar qindra metra nën tokë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More