Dyshohet se pagoi për provimin, ryshfeti kaloi përmes llogarisë bankare

Nga Xh M
694 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 korrik Zhurnal.mk – Ryshfet nëpërmjet transaksionit bankar. Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsioni, pas hetimit për furnizim ilegal të botoksit në Maqedoni, ka zbuluar rastësisht nga telefoni i një të dyshuarës se në dhjetor të vitit të kaluar, ka dhënë ryshfet për të kaluar provimin profesional për stomatologji.

I dyshuar i parë në këtë rast është doktori dhe kryetari i Shoqatës së Stomatologëve Shqiptarë në Maqedoni, i cili ka intervenuar te kryetari i Komisionit për Provime Profesionale Shëndetësore, i cili më pas i ka ndihmuar të dyshuarës ta kalojë provimin.

Një pjesë të ryshfetit që e dyshuara ia ka dorëzuar në llogarinë bankare, kreut të Shoqatës së Stomatologëve Shqiptarë e ka ndarë me kryetarin e Komisionit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër