Dyzetë inspektorë të rinj do të përfshihen në terren që të kontrollohet kush nuk i respekton ligjet

Nga B.M
960 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 janar – Inspektorati Shtetëror i Tregut do të përforcohet me 40 inspektorë të rinj, të cilët duhet ta kalojnë periudhën e trajnimit dhe në mes të vitit në mënyrë aktive të përfshihen në terren. 

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi thotë se në terren nevojiten inspektorë të cilët do ta kryejnë kontrollin mbi të gjitha shoqatat tregtare me qëllim që të konfirmohet se kush nuk i respekton ligjet. 

Siç deklaroi sot, në Inspektoratin e Punës për momentin ka 80 inspektorë, ndërsa në Inspektoratin e Tregut – 120. 

“Që në kohën kur këto dy inspektorate, me ndryshimet në ligj, humbën të drejtën për të qenë person juridik dhe u bënë pjesë e Ministrisë së Ekonomisë, unë e informova Qeverinë me kërkesë që të ketë më shumë inspektorë, veçanërisht në Inspektoratin e Tregut, sepse ata mbulojnë të gjithë tregun e brendshëm. Duhet të ketë më shumë inspektorë në këtë Inspektorat në mënyrë që ata të mund ta kryejnë punën e tyre me llogaridhënie dhe që të kemi kontroll më të madh mbi të gjithë tregun e brendshëm dhe mbi të gjithë ata që nuk i respektojnë ligjet”, deklaroi sot Durmishi, i cili mori pjesë në prezantimin e strategjisë kombëtare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme 2025 – 2030.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër