E akuzuar për spiunazh, Prokuroria kërkon 25 vjet burgim për Jelena Gjukanoviqin

Nga Xh M
409 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 prill Zhurnal.mk – Në Gjykatë Themelore të Prishtinës u mbajt sot seanca ndaj ish-punëtores së OSBE-së Jelena Gjukanoviq, e cila akuzohet për vepren penale të spiunazhit.

Në fjalën përfundimtare, Prokuroria ka kërkuar dënim prej 25 vjetësh (dënim maksimal) në këtë rast që konsiderohet si një ndër më të rëndësishmit në fushën e sigurisë që është trajtuar në Kosovë.

Shpallja e aktgjykimit në këtë rast pritet të bëhet të hënën më 27 prill, në ora 13:15.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër