Më 31.10.2026 në ora 12:00 në SPB Tetovë, një 48-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se në maj të vitit 2025 janë marrë vesh me personin B.J. nga Tetova që denoncuesi t’i shesë një automjet pasagjerësh “Golf” me targa të huaja për shumën prej 6.000 eurosh me afat pagese prej dy muajsh pas doganimit. Me ç’rast i njëjti ka kryer doganimin në emër të tij dhe ka paguar të gjitha detyrimet, pas së cilës ia ka dorëzuar automjetin personit B.J. Për një kohë të shkurtër, B.J. ia ka shitur automjetin një personi të tretë për 7.300 euro, ndërsa deri më tani i ka paguar vetëm 4.500 euro me këste, kurse pjesën tjetër të borxhit ka refuzuar ta paguajë dhe ka ndërprerë komunikimin. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
E bleu veturën me marrëveshje për pagesë me këste, e shet të njejtën dhe “zhduket” pa shlyer borxhin
5
Artikulli i mëparshëm
