E gjejnë të vdekur në shtëpinë e tij në Kërçovë, vajza nuk po arrinte ta kontaktonte

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Kërçovë, pasi vajza e tij kishte njoftuar policinë se prej disa ditësh nuk po arrinte të kontaktonte me të.

Rasti është raportuar më 10 tetor, rreth orës 16:45. Policia ka dalë në vendngjarje dhe e ka gjetur burrin të vdekur në banesën e tij.

Në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër