E raportoi transferimin e Musialas te Galatasaray, gazetari përfundon në polici

Nga D. V.
427 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gazetari turk Burhan Can Terzi është ndaluar nën akuzën për përhapje të informacionit mashtrues në lidhje me marrëveshjen e Galatasarayt me yllin e Bayern Munichut, Jamal Musiala.

Sipas Mundo Deportivo, Terzi ka dhënë deklaratën e tij në selinë e policisë në Stamboll, përpara se të dërgohej në gjykatë, e cila më pas urdhëroi lirimin e tij.

Galatasaray i kishte mohuar në dy raste raportimet e Terzit. Megjithatë, gazetari turk këmbënguli se informacionet e tij ishin të sakta.

Klubi e akuzoi atë se po përpiqej të përhapte informacione mashtruese dhe të shtrembëronte mënyrën se si Galatasaray i zhvillon negociatat dhe transferimet e lojtarëve.

Ndalimi i Terzit ishte pjesë e një hetimi të nisur nga Prokuroria e Përgjithshme në Bakirkoy, lidhur me veprën penale të publikimit të informacionit mashtrues në mënyrë publike.

Ai u lirua më pas, një zhvillim që shkaktoi shqetësim dhe reagime në botën e futbollit dhe gazetarisë.

Musiala, 23-vjeçar, ka kontratë me Bayern Munichun deri në verën e vitit 2030.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër