Sarandë, 16 gusht Zhurnal.mk – Shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, është dhunuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një konflikti fizik me disa persona.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje me grupin e personave, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e konfliktit mbeten ende për t’u zbardhur.
Bakalli ka pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë, përfshirë hematoma në zonën e syrit. Ai është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm, ka lënë ambientet e spitalit.
Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar ngjarjen dhe për të identifikuar personat e përfshirë në konflikt.
Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura të tjera detaje mbi rrethanat e përplasjes apo nëse incidenti ka lidhje me detyrën e efektivit.
