“E tash çka ka ndryshu?”, Kërçeli i LVV-së reagon ndaj koalicionit në Komunë të Prishtinës

Nga D. V.
409 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 5 Maj, zhurnal.mk – Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Ilir Kërçeli ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në kryeqytet, ku është arritur një marrëveshje bashkëqeverisëse mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Kërçeli ka shpërndarë një video në të cilën rikujtohen deklarata të mëhershme të Uran Ismaili, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës.

Në pjesën e parë të videos, Ismaili shfaqet duke u shprehur i zhgënjyer që, sipas tij, kishte ndihmuar Ramën të bëhej kryetar i kryeqytetit në atë kohë.

Ndërkohë, në një pjesë tjetër të videos, paraqitet një moment më i fundit ku Ismaili bën të ditur arritjen e koalicionit me Ramën në Komunën e Prishtinës.

Në fund të videos së publikuar, Kërçeli i drejtohet qytetarëve me një pyetje të drejtpërdrejtë: “E tash çka ka ndryshu?”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër