EANA përjashton agjencinë ruse TASS dhe mirëpret agjencinë lituaneze ELTA

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Larnaca, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Asambleja e Përgjithshme e Aleancës Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA), e mbajtur në Larnaka të Qipros, vendosi përjashtimin e agjencisë ruse të lajmeve TASS nga organizata dhe pranimin e agjencisë lituaneze të lajmeve, ELTA si anëtare të re të Aleancës.

Me këtë vendim, ELTA bëhet anëtarja e 34-t e EANA-s, e cila bashkon agjenci lajmesh nga vende të ndryshme të Evropës, mes të cilave edhe Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Vendimet u morën në kuadër të Konferencës së EANA-s, të zhvilluar në datat 11–13 nëntor në Larnaka, nën temën “Agjencitë e lajmeve dhe gjeopolitika – konteksti dhe trajtimi i çështjeve të ndjeshme”, organizuar nga Agjencia e Lajmeve e Qipros (CNA).

Konferenca shënoi 70-vjetorin e themelimit të EANA-s, e krijuar më 21 gusht 1956 në Strasburg.

Aleanca është një forum bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvojash mes agjencive evropiane të lajmeve, me seli në Bernë të Zvicrës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër