Edhe 30 ditë paraburgim për ish-avokatin e Shtetit, Fehmi Stafa

Nga B.M
729 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 janar – Zoti Fehmi Stafa u arrestua më 13 dhjetor të vitit të kaluar, si pjesë e një procedure të nisur kundër tij nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OJO GOKK), për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kreu veper penale – marrje te shpërblimit për ndikim ne menyrë të paligjshme.
Sipas njoftimit te atehershem te Prokurorise, midis tetorit dhe 13 dhjetorit, i dyshuari Stafa mori gjithsej 50 mijë euro për të ndërmjetësuar dhe ndikuar tek një gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkupit, në lidhje me një çështje kundër klientit të tij, pra një personi që ai përfaqësonte si avokat.
Menjëherë pas marrjes së parave, i dyshuari Stafa u privua nga liria, ndërsa paratë iu gjetën dhe iu konfiskuan. Personi për të cilin Stafa duhej të siguronte heqjen e masës së paraburgimit është i dyshuari në rastin “Sinxhir”, Ljupço Pecov, i njohur me nofkën Djalli.
Sipas Ligjit për Avokatin e Shtetit, Avokatin e Shtetit emërohet nga Qeveria me propozim të Ministrit të Drejtësisë. Dokumentacioni i plotë i aplikantëve do të dorëzohet nga Qeveria në Ministrinë e Drejtësisë këto ditë, pasi shpallja përfundon sot.
Stafa mori detyrën në vitin 2018 si anëtar i stafit të Alternativa dhe mandati i tij gjashtëvjeçar do të përfundonte në vitin 2024. Mirëpo, pa shpjegime nga Qeveria, ai u shkarkua në verën e vitit 2022 dhe po atë ditë dha dorëheqjen edhe vetë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër