Shtetet që sollën më së shumti turistë ne RMV

Nga B.M
651 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 janar – Në Maqedoninë e Veriut gjatë periudhës janar-nëntor është regjistruar rritje e numrit të turistëve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – nëntor të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, gjithsej numri i turistëve është rritur për 6.0%, me atë që: te turistët vendor është zvogëluar për 2.5 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 10.3%.”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në muajin nëntor u regjistruar 77 570 turistë, prej tyre 25.7 % vendor, ndërsa 74.3 përqind të huaj.

“Vendet nga të cilat kanë ardhur më së shumti turistë të huaj në nëntor të vitit 2025: nga Turqia 12 401, nga Gjermania 11 812, nga Serbia 3 793 dhe nga Greqia 3 506”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër