Edhe dy kumanovarëve policia ua merr veturat, nuk respekuan rregullat e trafikut

Nga admin
447 e lexuar

Dy kumanovarë gjatë vikendit në qytetin e Kumanovës, kanë mbetur pa vetura, të cilëve policia ua mori veturat për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit. Tek njëri, autoritetet policore kumanovare, kanë konstatuar se po e ngiste veturën pa patentë shoferi, kurse tjetri po voziste veturën, megjithëse kishte “ndalesë”.

Sipas Policisë së Kumanovës, ngjarja e këtillë ka ndodhur me datën 7 shkurt të këtij viti, në ora 23:45, në rrugën “Branko Bogdanski-Gucman” Kumanovë. Po me këtë rast, nga liria është privuar personi me iniciale S.O. (19) nga Kumanova, si dhe qytetari me iniciale T.M. (25) nga Shkupi, i cili po e voziste makinën duke patur “ndalesë për drejtimin e automjetit të kategorisë B”. Që të dy personat e apostrofuar tani më janë arrestuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër