Edhe Toshkovski kundër shtetësisë së dyfishtë për ministrat e deputetët, por në pritje të mendimit të ekspertëve

Nga D. V.
525 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 Prill, Zhurnal.mk – Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, i është bashkëngjitur qëndrimit të Kryeministrit Hristijan Mickoski kundër shtetësisë së dyfishtë për anëtarët e qeverisë e të kuvendit, por kushtimisht dhe në pritje të një mendimi të ekspertëve përballë ligjit aktual dhe përmbajtjes aktuale të kushtetutes.

“Konkretisht, unë kam vetëm shtetësi maqedonase dhe mendimi im personal është se duhet të jetë, veçanërisht për dikë që punon në këtë lloj pozicioni që është një sfidë sigurie si e imja, besoj se ai duhet të jetë vetëm shtetas i Maqedonisë”, u tha ai sot gazetarëve.

Ministri tha se kjo çështje do të duhej së pari që të trajtohet nga ekspertët e kësaj fushe nëse ndryshimet e përfolura do të duhej zbatohen edhe për zyrtarët aktualë.

“Le t’ua lëmë atyre që kanë për detyrë të përgjigjen të japin një përgjigje. Unë jam jurist, por nuk do të doja të hyja në atë pjesë në mënyrë që të mos paragjykoj ndonjë përgjigje. Personalisht, nuk shoh ndonjë problem në lidhje me faktin se nuk besoj se duhet të jetë problem moral të zbatohet për ato ekzistuese, por në aspektin formal-juridik, nuk jam vërtet i bindur se çdo rivlerësim që duhet të jetë i vlefshëm nga sot deri në dy vjet më parë mund të zbatohet në mënyrë retroaktive. Formal-juridikisht do të jetë problem, por përsëri ua lë ekspertëve të shprehin mendimin e tyre”, shtoi ai.

Mickoski tha dje se ai pajtohet me idenë e kryetares së vendit Gordana Siljanovoska-Davkova që të bëhen ndryshime ligjore për shtetësinë për t’ua ndaluar anëtarëve të qeverisë e kryetarit të vendit shtetësinë e dyfishtë, pos anëtarëve të kuvendit, nëse një gjë e tillë është e mundur me kushtetutë.

Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova javën e kaluar doli kundër shtetësisë së dyfishtë për anëtarët e kuvendit e të qeverisë, e poashtu edhe për personin që e mbanë postin e kryetarit të vendit.

Ajo u tha mediave vendore se ky ndalim duhet që të rregullohet me ligj, duke iu bashkëngjitur kështu qëndrimeve të LSDM-së, e cila me propozimet e saja ndaj atyre të VMRO-DPMNE, tha se ndalimi duhet që të vlejë për deputetët, qeveritarët, përderisa partia e Hristijan Mickoskit, ka propozuar që ky ndalim të bëhet vetëm për deputetët, dhe ata të kuvendit të ardhshem e jo të tashëm.

Javën e kaluar, LSDM tha se VMRO-DPMNE e ka tërhequr nga kuvendi propozimin e saj për ndalim shtetësie vetëm për deputetët e kuvendit të ardhshëm për konsultime më të detajuara me ekspertët ligjor e kushtetutes.
LSDM kishte propozuar që ndalimi për shtetësisë së dyfishtë të bëhej me ligj për deputetët aktual por edhe për anëtarët e qeverisë, që nuk është propozuar fillimisht nga VMRO-DPMNE e Mickoskit./ Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër