Editorial / Më shumë punë informale në bujqësi e pylltari, punëtorët në rrezik!

Nga R.ZH
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 shtator, Zhurnal.mk – Të dhënat nga statistika shtetërore tregojnë se Maqedonia e Veriut ka më shumë punëtorë në “të zezë” se sa persona që konsiderohen si të papunë. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, në Maqedoninë e Veriut kishte 101,022 persona të punësuar në mënyrë informale, dhe kjo përbën 14.3 përqind të totalit prej 708,698 punonjësish, ose afërsisht një në shtatë persona të punësuar. Ky problem tregon se një në shtatë punëtorë mbetet jashtë mbrojtjes së plotë të sistemit, shkruan “Zhurnal.mk”

Më shumë kemi punëtëorë në të zezë se sa të papunë!

Në tremujorin e dytë të vitit 2026, në Maqedoni kishte 101,022 persona të punësuar në mënyrë informale, sipas të dhënave nga Zyra Shtetërore e Statistikave. Kjo përbën 14.3 përqind të totalit prej 708,698 punonjësish, ose afërsisht një në shtatë persona të punësuar.

Në të njëjtën periudhë, 90,020 persona ishin të papunë, kështu, numri i personave që punojnë në mënyrë informale është 11,002 më i lartë se numri i atyre që janë të papunë, që kërkojnë aktivisht punësim dhe janë të gatshëm të fillojnë punë.

Kjo tregon se ka më shumë njerëz në punësim informal në vend sesa njerëz që janë të regjistruar statistikisht si të papunë.

Nga ana tjetër, papunësia konsiderohet në 11.3 përqind, numri i të punësuarve është rritur me një përqind krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2025 dhe ekonomia u rrit me 4.3 përqind në tremujorin e dytë.

Llogaritja e bazuar në të dhënat e zyrës për punësim, tregon se krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025, punësimi informal u rrit me rreth tre përqind, ndërsa punësimi formal i vlerësuar u rrit me rreth 0.7 përqind.

Pyetja thelbësore është se nëse puna sezonale prodhon dhjetëra mijëra punëtorë informalë çdo vit, atëherë sezonaliteti nuk është vetëm një shpjegim statistikor, por një dobësi sistemike e përsëritur.

Më shumë punëtorë informal ka në bujqësi, pylltari e peshkim

Me rëndësi është fakti se përqendrimi më i madh i punëtorëve në të zezë është në bujqësi, pylltari dhe peshkim, ku janë të regjistruar 51,487 persona të punësuar në mënyrë informale. Kjo përbën 51 përqind të totalit të punësimit informal.
17,372 persona të tjerë, ose 17.2 përqind, janë të përqendruar në ndërtim. Këto dy industri vetëm përbëjnë më shumë se dy të tretat e të gjithë punëtorëve informalë në vend.
Informaliteti në bujqësi nxitet nga punësimet sezonale, puna e papaguar familjare, fermat e vogla, prodhimi i fragmentuar dhe të ardhurat e parregullta. Pjesa më e madhe e punës kryhet jashtë marrëdhënies klasike kompani-punonjës, duke e bërë më të vështirë regjistrimin, kontrollin dhe mbledhjen e kontributeve.

Ata që punojnë në “të zezë” nuk janë të mbrojtur!

Rritja e punësimit informal mund të jetë një tregues se ekonomia në informale nuk po tkurret, veçanërisht në ndërtim. Kjo ngre gjithashtu një pyetje në lidhje me investimet publike: a përmbajnë kontratat e financuara me para publike mekanizma mjaftueshëm të fortë për verifikimin e statusit të punësimit të personave të punësuar nga nënkontraktorët?

Përqendrimi në bujqësi tregon ekspozim të shtuar të zonave rurale dhe bujqësore, por kjo kërkon kontrolle cinspektuese sipas komunave, rajoneve dhe sektorëve.

Puna informale nuk do të thotë që të gjithë 101,022 personat janë plotësisht pa sigurim shëndetësor ose pensional. Disa prej tyre mund të kenë sigurim për arsye të tjera ose angazhim shtesë informal përveç punës formale. Por puna që nuk është plotësisht e regjistruar nuk krijon një fluks legal kontributesh dhe nuk siguron të drejta të barabarta pune dhe sociale.

Për punonjësin, kjo mund të nënkuptojë më pak ose aspak pension për periudhën e punuar, pasiguri në rast lëndimi, mbrojtje të kufizuar në rast pushimi nga puna dhe më shumë vështirësi në vërtetimin e pagës dhe orëve të punës.

Për fondet, kjo do të thotë një bazë më e ngushtë kontribuesish. Që nga 30 qershori 2026, në Fondin e Pensioneve kishte 571,855 kontribues dhe 350,671 përfitues pensionesh. Kishte vetëm 1.63 persona të siguruar për pensionist.

Punësimi informal nuk është arsyeja e vetme për varësinë e Institutit të Sigurimeve Shoqërore nga buxheti. Plakja e popullsisë, emigrimi, niveli i pensioneve dhe raporti midis të siguruarve dhe pensionistëve gjithashtu kanë ndikim. Por çdo punë për të cilën nuk paguhen kontribute të plota ngushton gjithashtu bazën financiare të sistemit.

Një efekt i ngjashëm krijohet në fondin shëndetësor: kostot e kujdesit shëndetësor nuk zhduken sepse një pjesë e punës është informale, por kontributet e bazuara në atë punë mund të mungojnë.

Nga ana tjetër Maqedonia e Veriut kërkon punëtor nga vende të huaja, sidomos në sektorin e turizmit, ndërtimtarisë dhe bujqësisë. Megjithatë, ajo që është me rëndësi është fakti se shteti duhet të gjejë forma që punëtorët që punojnë në këto sektorë të vështirë të jenë të mbrojtur dhe mos të kenë probleme me sigurimiet shëndetësore, shkruan “Zhurnal.mk”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër