Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 tetor Zhurnal.mk – Bletarët e vlerësojnë këtë si një nga sezonet më të këqija të dy dekadave të fundit. Shirat e shpeshtë, erërat dhe kushtet e pafavorshme gjatë lulëzimit kanë bërë që në shumë koshere të ketë shumë pak mjaltë.

Sipas tyre, prodhimi për një koshere ka rënë ndjeshëm – nga rreth 10–15 kilogramë në vitet e kaluara, në vetëm 2–5 kilogramë këtë sezon. Në disa raste, sasia e mbetur është lënë për ushqimin e bletëve.

Bletarët fajësojnë edhe ndryshimet klimatike, ndërsa theksojnë se situata është e ngjashme në shumë rajone të vendit.

Përveç motit, ata përballen edhe me konkurrencë në treg dhe vonesa në pagesën e subvencioneve. Megjithatë, çmimi i mjaltit mbetet rreth 600 denarë për kilogram. Në panairin tradicional “Ditët e mjaltit”, bletarët kanë ofruar kryesisht rezerva nga sezonet e kaluara.

Pavarësisht sezonit të dobët, ata shpresojnë që kushtet atmosferike dhe prodhimi të përmirësohen vitin e ardhshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër