Edona Llalloshi betohet për mandatin e tretë si deputete

Nga D. V.
539 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sot (e enjte) është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, gjatë së cilës deputetët e legjislaturës së re bënë betimin e tyre.

Pas përfundimit të kësaj pike të rendit të ditës, seanca u ndërpre.

Mes deputetëve që u betuan ishte edhe këngëtarja Edona Llalloshi, e cila përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se ka nisur mandatin e saj të tretë në Kuvendin e Kosovës.

 Edona LlalloshiFoto: Instagram

“Sot, për herën e tretë, u betova si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, dua të shpreh edhe një herë falënderimin tim për mbështetjen tuaj të vazhdueshme”.

“Me punë e përkushtim do të angazhohem në jetësimin e vizionit tim dhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE për artin, kulturën dhe komunitetin artistik. Na prift e mbara”, ka shkruar Llalloshi.

Ajo e shoqëroi postimin me fotografi nga momenti i betimit në Kuvend, duke falënderuar mbështetësit dhe duke theksuar se gjatë mandatit të ri do të angazhohet për çështjet që lidhen me artin e kulturën.

Duhet theksuar se në zgjedhjet e 7 qershorit ajo mori mbi 31 mijë vota.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër