Egnatia-Dinamo City hap sot javën e 25-të të Superiores

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Superdueli Egnatia – Dinamo City hap siparin e Javës së 25-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, takim që do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia” në orën 19:00.

Një përballje direkte ku të dyja skuadrat synojnë vetëm fitoren dhe pritet të dhurojnë një sfidë me ritëm e rivalitet.

Të shtunën janë programuar dy ndeshje që do të luhen në orën 13:30. AF Elbasani do të përballet me Vorën në stadiumin “KF Vora”, ku verdheblutë synojnë rikthimin te fitorja pas disfatës me Vllazninë.

Ndërkohë kryesuesit e kampionatit, Vllaznia, do të luajnë në transfertë ndaj Bylisit në stadiumin “Adush Muçaj”, me shkodranët që synojnë fitoren e tetë radhazi për të forcuar pozitat në krye të renditjes.

Java mbyllet të dielën me dy takimet e fundit. Në orën 13:30, Tirana pret Teutën në stadiumin “Selman Stermasi”, ku bardheblutë kërkojnë rikthimin te fitorja pas humbjes në derbi, ndërsa durrsakët synojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive.

Në orën 16:30 luhet edhe sfida Flamurtari – Partizanit në stadiumin “Flamurtari”, një përballje që pritet të jetë e luftuar pasi të dy ekipet synojnë maksimumin.

“Abissnet Superiore”, java e 25-të

Egnatia – Dinamo City, 20.02.2026 19:00 Stadiumi “Arena Egnatia”

AF Elbasani – FK Vora, 21.02.2026 13:30 Stadiumi “KF Vora”

Bylis – Vllaznia, 21.02.2026 13:30 Stadiumi “Adush Muçaj”

Tirana – Teuta, 22.02.2026 13:30 Stadiumi “Selman Stermasi”

Flamurtari – Partizani, 22.02.2026 16:30 Stadiumi “Flamurtari”

artikuj të ndërlidhura