Ekonomia kineze është në pozitë të mirë për të ruajtur trajektoren e saj pozitive të rritjes, e mbështetur nga forca e fuqishme punëtore dhe ndërmarrjet e saj plot gjallëri, tha kryeekonomisti i Bankës Aziatike të Zhvillimit Albert Park në një intervistë të fundit për agjencinë e lajmeve “Xinhua”.
“Ekonomia kineze ka kapacitete të jashtëzakonshme për sa i përket aftësisë së forcës punëtore, firmave drejtuese të saj dhe shumë ndërmarrjeve anembanë vendit,” tha Park gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Azisë Lindore 2025 dhe Seminarin “Talk China” në Pekin. Ai shprehu besim në qëndrueshmërinë e ekonomisë kineze, megjithëse ajo po përballet me disa sfida.
Ai theksoi se masa të tilla si rishpërndarja e burimeve në familjet me të ardhura të ulëta dhe forcimi i programeve të mbrojtjes sociale jo vetëm mund të nxisin konsumin, por gjithashtu të ndërtojnë një rrjet më të fortë sigurie shoqërore.
Ekonomisti vuri gjithashtu në dukje rikthimin e ndjeshëm të besimit të investitorëve ,duke u shprehur që një gjë e tillë vjen nga roli udhëheqës teknologjik në digjitalizim e inteligjencën artificiale (AI), si edhe shtimi i besimit që marrëdhëniet ShBA-Kinë do të bëhen më të qëndrueshme dhe do të menaxhohen më mirë.