Ekonomia e gjelbër, Shqipëria avancon kuadrin ligjor në përputhje me standardet e BE-së

Nga D V
347 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 3 shtator, Zhurnal.mk – Shqipëria po avancon kuadrin ligjor drejt një ekonomie më të gjelbër dhe të qëndrueshme (ekodizajni), në funksion të përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë zhvilloi një takim në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, ku u prezantua dhe diskutua kuadri i ri ligjor për ekodizajnin.

MIE bëri të ditur se nisma lidhet me angazhimet e Shqipërisë në kuadër të Kapitullit 15 “Energjia”, duke synuar përafrimin me legjislacionin e BE-së, si dhe nxitjen e produkteve më të qëndrueshme dhe përdorimin më eficient të burimeve dhe energjisë.

Sipas Ministrisë, dialogu dhe bashkëpunimi ndërinstitucional do të vijojnë për të avancuar procesin e integrimit evropian dhe për të mbështetur zhvillimin e një ekonomie më të gjelbër, inovative dhe të qëndrueshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër