Elbasan, diskutohen masat kundër dezinformimit dhe dhunës digjitale ndaj fëmijëve

Nga D V
535 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 31 korrik, Zhurnal.mk – Dezinformimi online dhe dhuna digjitale ishin në fokus të mbledhjes së radhës së Këshillit Vendor të Sigurisë Publike në Elbasan, ku morën pjesë institucionet përgjegjëse dhe partnerët lokalë.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja bëri të ditur se mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve mbetet një nga prioritetet kryesore të bashkisë, duke theksuar se në 57 shkollat e kësaj bashkie studiojnë rreth 16 mijë nxënës.

Gjatë mbledhjes u diskutuan masat e parashikuara në Paketën e Sigurisë në Shkolla 2026–2027, si dhe u prezantua aplikacioni “Raporto Tani”, i cili synon të lehtësojë raportimin dhe ndërhyrjen e hershme në rastet problematike.

“Dizinformimi online dhe dhuna digjitale janë sfida që prekin çdo familje, çdo shkollë dhe gjithë komunitetin tonë. Pikërisht për këtë arsye, mbledhja e radhës e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike iu kushtua këtyre çështjeve, me pjesëmarrjen e institucioneve përgjegjëse dhe partnerëve tanë.

“Me rreth 16 mijë nxënës në 57 shkolla, mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve mbetet prioriteti ynë. Në këtë kuadër diskutuam edhe masat e Paketës së Sigurisë në Shkolla 2026-2027, si dhe prezantuam aplikacionin “Raporto Tani”, një mjet i rëndësishëm për raportimin dhe ndërhyrjen e hershme në rastet problematike”, theksoi ai.

Sipas Llatjes, siguria ndërtohet përmes bashkëpunimit ndërinstitucional dhe investimit në edukimin e të rinjve.

“Në Elbasan besojmë se siguria ndërtohet përmes bashkëpunimit. Duke forcuar koordinimin mes institucioneve, duke investuar në edukimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve dhe duke rritur besimin e qytetarëve, mund të parandalojmë dizinformimin, mashtrimet online dhe dhunën digjitale, për të ndërtuar së bashku një komunitet më të sigurt, më të informuar dhe më të përgjegjshëm”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër