Emmy 2026 – rekorde të reja, ndryshime të mëdha dhe emra të njohur në garë për çmimet prestigjioze

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Po afrohet ceremonia e re e ndarjes së çmimeve Emmy, ndërsa edicioni i këtij viti po tërheq vëmendje të veçantë për shkak të ndryshimeve organizative, mundësisë për arritje historike dhe konkurrencës së fortë mes aktorëve dhe serialeve televizive.

Ndërsa industria dhe publiku përgatiten të festojnë prodhimet më të suksesshme të ekranit të vogël, disa detaje dhe polemika tashmë kanë krijuar atmosferën para ceremonisë.

Organizatorët kanë vendosur të shkurtojnë kohëzgjatjen e ceremonisë kryesore duke zhvendosur një pjesë të kategorive në ceremoninë e Creative Arts Emmy, e cila u zhvillua javën e kaluar.

 Emmy Awards 2026

Nga transmetimi kryesor janë hequr disa kategori të miniserive, përfshirë çmimet për aktorin dhe aktoren dytësore, skenarin dhe regjinë.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të forta dhe pakënaqësi nga sindikatat kryesore të Hollywood-it.

Konkurrenca në kategorinë e serialeve komedi pritet të jetë veçanërisht e fortë.

Pas rekordit të vendosur vitin e kaluar nga seriali “The Studio”, i cili fitoi 13 çmime, këtë vit “Hacks” dhe “Widow’s Bay” kanë mundësi ta thyejnë këtë rekord, nëse votat e jurisë nuk ndahen mes tyre.

Në të njëjtën kohë, veteranët e ekranit Harrison Ford, Martin Short, Sally Field dhe Stephen Root kanë mundësi të bëhen aktorët më të moshuar që kanë fituar çmime Emmy në kategoritë e tyre.

Një tjetër moment historik mund të vijë nga Dakota dhe Elle Fanning, të cilat mund të bëhen motrat e para që fitojnë çmime Emmy për aktrim në të njëjtin vit.

Pesë emra me nga dy nominimeKëtë vit, pesë emra të njohur Colman Domingo, Laurie Metcalf, Jason Bateman, Nick Offerman dhe Matthew Rhys kanë marrë nga dy nominime në kategoritë e aktrimit.

 Emmy Awards 2026

Nëse ndonjëri prej tyre arrin të triumfojë në të dyja kategoritë, do t’i bashkohet një grupi shumë të veçantë aktorësh që kanë arritur të fitojnë dy çmime Emmy në të njëjtin edicion, ku bëjnë pjesë edhe Maya Rudolph dhe James Earl Jones.

Ceremonia e 78-të e ndarjes së çmimeve Emmy zhvillohet sonte, përkatësisht në natën mes të hënës dhe të martës sipas kohës sonë, duke filluar në orën 02:00, në teatrin Peacock në Los Angeles. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër