Emrat e 15 kandidatëve për deputetë që pritet t’i zëvendësojnë ministrat e Qeverisë Kurti 4

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 shtator Zhurnal.mk – Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti, duke i siguruar atij mandatin e katërt si kryeministër i Kosovës.

Qeveria e re u votua me 62 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim.

Pas votimit të Qeverisë, 15 anëtarë të kabinetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, duhet të heqin dorë nga mandatet e tyre si deputetë të Kuvendit, pasi një person nuk mund të ushtrojë njëkohësisht funksionin e deputetit dhe atë të ministrit apo anëtarit të Qeverisë.

Si rrjedhojë, mandatet e liruara nga ministrat pritet t’u kalojnë kandidatëve të tjerë nga lista e LVV-së, raporton Telegrafi.

Deputetët e rinj të LVV-së pritet të jenë:

Naim Bardiqi
Fitim Haziri
Ilir Qeriqi
Egzon Azemi
Mimoza Shala
Arsim Ademi
Luan Aliu
Fatos Geci
Adelina Trshana
Ejup Ahmeti
Filiz Mustafa
Arijeta Rexhepi
Agon Batusha
Fahrush Rexhepi
Elvira Ibrahimi Hoti

Ndryshe, përbërja e kabinetit qeveritar mbetet e njëjtë me atë të Qeverisë së tretë të drejtuar nga Kurti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër