Enver Hasani ftohet për intervistim nga Prokuroria lidhur pretendimet për diplomën e Pukës

Nga Xh M
785 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Profesori Enver Hasani është ftuar për të dëshmuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë lidhur me pretendimet e tij për diplomë të falsifikuar nga dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës “ Hasan Prishtina”, Avni Puka.

Hasani ka konfirmuar se është ftuar të merret në pyetje në Prokurorinë Themelore në Prishtinë më 17 mars 2026.

Ky veprim vjen pasi profesori Envar Hasani, në intervistën dhënë për “Betimi për Drejtësi”, kishte thënë se ka dëshmi se dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka ka diplomën e doktoratës të falsifikuar, gjithashtu punimin tjetër të doktoratës e ka plagjiaturë. Për, këtë ai ishte shprehur se nuk është ftuar asnjëherë nga Prokuroria për të dhënë provat e tij.

Lidhur me këtë, “Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar dhe i ka shënuar Pukës për të marrë një qëndrim nga ai, por se deri në publikimin e këtij raporti nuk ka kthyer ndonjë përgjigje. Raporti do të përditësohet kur të pranohet përgjigja.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 26 shkurt 2026 ka njoftuar se pas deklarimeve të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, njëherësh profesorit Enver Hasani, ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime hetimore për pretendimet e ngritura.

“Prokurori i shtetit, ka përcjellë me vëmendje deklarimin e ish Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese z. Enver Hasani, të dhënë në emisionin “Betimi për Drejtësi”, i transmetuar me datë 25.02.2026, i cili ndër të tjera ka deklaruar se për rastin e denoncuar nga ana e tij, nuk është ftuar nga prokuroria. Konform pretendimeve të ngritura nga z. Hasani në emisionin e lartcekur se posedon dëshmi lidhur me çështjen e denoncuar nga ana e tij, krejt kjo në drejtim të zbulimit të veprimeve inkriminuese të personit apo personave të dyshuar lidhur me këtë çështje, si dhe sigurimit të informatave dhe provave shtesë, me qëllim të zbardhjes së tërësishme të rastit…”, thuhej në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër