Ethet e Nilit alarmojnë Pollogun

Nga Xh M
567 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 20 gusht Zhurnal.mk – Ethet e Nilit Perëndimor, që kanë prekur disa qytetarë në Shkup, kanë rritur alarmin në rajonin e Pollogut. Përballë këtij rreziku shëndetësor, komunat e këtij rajonit janë vënë në lëvizje për dezinsektimin e mushkonjave dhe insekteve, por me ritme dhe periudha të ndryshme.

Komuna e Tetovës dezinsektimin e fundit e ka realizuar më 6 korrik. Nga vetëqeverisja lokale thonë se aksioni i radhës është planifikuar për ditën e hënë, por realizimi i tij mbetet në dorë të kushteve atmosferike.

Ndryshe nga Tetova, në Komunën e Zhelinës thonë se e kanë përmbushur tashmë këtë obligim ligjor e shëndetësor.

Masa mbrojtëse pohojnë se kanë ndërmarrë edhe në Komunën e Tearcës, ku territori i saj tashmë është spërkatur kundër insekteve.

Nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë bëjnë me dije se ditë më parë procesi i dezinsektimit është përmbyllur me sukses edhe në territorin e Komunës së Bogovinës.

Mjekët rekomandojnë që gjatë orëve të mbrëmjes qytetarët të shmangin qëndrimin afër ujërave të amullt dhe të përdorin mjete mbrojtëse, ndërsa nga bletarët kërkohet t’i mbajnë të mbyllura koshiqet gjatë kohës sa kryhet spërkatja nga toka.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër