Etnik Brruti në formacionin e javës në Kroaci pas paraqitjes fantastike me Hajdukun

Nga D V
446 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Etnik Brruti po lë gjurmë që në sezonin e tij të parë te Hajduku i Splitit. Mesfushori 22-vjeçar realizoi golin e tij të parë me fanellën e klubit kroat në fitoren bindëse 4-0 ndaj Osijekut, në kuadër të javës së katërt të elitës së futbollit kroat.

Ndeshja ndaj Osijekut ishte edhe e para për Brrutin si titullar te Hajduku dhe ai e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë mundësinë e dhënë.

Ai u tregua i saktë brenda zonës pas një pasimi diagonal drejt qendrës dhe, pasi fitoi hapësirën e nevojshme ndaj mbrojtësve kundërshtarë, me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në rrjetë.

Përveç golit, Brruti zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke u vlerësuar me notën 8.1 nga Sofascore. Performanca e tij i siguroi edhe një vend në formacionin e javës së katërt në elitën e futbollit kroat.

Brruti iu bashkua Hajdukut këtë verë, pas transferimit nga Malisheva, ku ishte ndër futbollistët më të spikatur në vitet e fundit dhe një prej talenteve më premtuese të futbollit kosovar.

Ai kishte qenë pjesë edhe e Përfaqësueses U21 të Kosovës, ndërsa më pas zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë dhe tashmë është pjesë e grupmoshave të Kombëtares kuqezi.

Goli dhe paraqitja ndaj Osijekut përbëjnë një start të rëndësishëm për Brrutin në aventurën e tij në Kroaci, teksa mesfushori shqiptar synon të fitojë gjithnjë e më shumë hapësirë dhe të konfirmojë potencialin e tij te një prej klubeve më të mëdha të futbollit kroat.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër