Prishtinë, 18 nëntor, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se nga sot, të huajt mund të aplikojnë për herë të parë për lejeqëndrim në Republikën e Kosovës përmes platformës shtetërore e-Kosova.
Sipas Sveçlës, ky shërbim i ri synon të lehtësojë procedurat administrative, duke mundësuar aplikim më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më efikas për shtetasit e huaj që kërkojnë lejeqëndrim në Kosovë.
Megjithatë, aplikimi online do të jetë i mundur vetëm nga brenda territorit të Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Sveçla ka bërë të ditur se digjitalizimi i këtij shërbimi është pjesë e reformave për modernizimin e administratës publike dhe rritjen e qasjes në shërbimet shtetërore.

