Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë

Nga Xh M
1,778 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 20 korrik Zhurnal.mk – Eurodeputeti austriak Thomas Waitz, nga grupi i të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, i ka drejtuar Komisionit Evropian pyetje me shkrim lidhur me planet dhe diskutimet për ndërtimin e infrastrukturës së re të gazit fosil në vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përfshirë Kosovën.

Në pyetjet e dorëzuara ditë më parë, Waitz thekson se Kosova ka miratuar Strategjinë e Energjisë, është në përfundim të Planit Kombëtar për Energjinë dhe Klimën (NECP), po zbaton obligimet që rrjedhin nga Ligji për Klimën dhe po përgatit kontributin e saj vullnetar për klimën.

Megjithatë, ai vëren se së fundi janë intensifikuar diskutimet politike për zhvillimin e infrastrukturës së gazit fosil, ndonëse Kosova aktualisht nuk ka treg të gazit, rrjet shpërndarës, kapacitete magazinimi apo një bazë të identifikuar të kërkesës për gaz.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër