Shkup, 20 korrik Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sonte në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit priti presidenten e Republikës së Indisë, Droupadi Murmu, e cila mbërriti për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë vizitës janë paraparë disa takime dhe aktivitete, me qëllim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Pres që këto takime të konfirmojnë marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe të japin një impuls të ri për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve”, deklaroi Mucunski.
Vizita e presidentes indiane pritet të kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Indisë në fusha me interes të përbashkët.
