Fabjola ndahet nga Adioni pas presionit familjar: Ne të dy nuk mundet të vazhdojmë

Nga Xh M
740 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pas momentit të tensionuar në spektaklin e së premtes të “Ferma VIP 3”, ku në emision u shfaq vëllai i saj dhe përcolli mesazhin e qartë të familjes, Fabjola Elezaj ka marrë një vendim të vështirë për raportin e saj me Adionin. Sipas asaj që u pa në vazhdim, Fabjola është rikthyer në dhomën e rrëfimit, ku ndodhej Adioni, dhe i ka komunikuar se ata duhet t’i ndërpresin marrëdhëniet, në respekt të kërkesave që i janë bërë nga familjarët e saj jashtë.

”Ndodhi ajo që kisha frikë që në javën e parë. Duhet të distancohemi sepse kam familjen jashtë. Ndodhi që e bëra të vinte këtu për këtë temë dhe për mua është diçka që s’ia fali vetes, edhe nëse ma falin ata, kurrë. Sepse familjarët e mi nuk janë aq mirë me shëndet pas kësaj situate. Më kërkoi me dalë sonte, dhe me qëndru me kushtin që unë e ti të mos jemi bashkë”, tha Fabjola.

Ajo i shpjegoi Adionit se presioni dhe shqetësimi i krijuar te familja e saj e kanë vënë përballë një zgjedhjeje të dhimbshme, duke e bërë të ndihet fajtore për situatën dhe për ndikimin që kjo ngjarje mund të ketë pasur tek të afërmit e saj.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër