Faton Ahmeti: Në vitin 2024 u anashkalua legjitimiteti politik i shqiptarëve

Nga D. V.
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 qershor, Zhurnal.mk – Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti, gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve në kuvendin e degës së BDI-së në Zhelinë, tha se viti 2024 shënoi një kthesë në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke ngritur, sipas tij, debate për respektimin e legjitimitetit etnik dhe politik të shqiptarëve.

Ahmeti theksoi se pas shumë vitesh progres në përfaqësimin politik të shqiptarëve në institucionet shtetërore, në vitin 2024 në përbërjen qeveritare u përfshinë subjekte politike shqiptare që, sipas tij, nuk gëzonin legjitimitetin e shumicës së votuesve shqiptarë.

“Pas shumë viteve progres, në vitin 2024 u krijua një situatë e re politike, ku në Qeveri u përfshinë përfaqësues politikë shqiptarë që nuk gëzonin legjitimitetin politik shqiptar, duke hapur debate serioze mbi respektimin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë dhe parimin e legjitimitetit etnik”, deklaroi Ahmeti.

Ai shtoi se respektimi i vullnetit politik të shqiptarëve mbetet një nga shtyllat kryesore për funksionimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe për stabilitetin institucional në vend.
Deklaratat e Ahmetit u bënë në kuadër të aktiviteteve të BDI-së për organizimin e strukturave partiake dhe diskutimet mbi zhvillimet aktuale politike në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër