Manasievski: LSDM-ja po e shtyn debatin për “Alta Bankën”, pasi u zbulua se kishte shitur aksione shtetërore

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 nëntor, Zhurnal.mk – Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Valentin Manasievski, në konferencën e sotme për media akuzoi se LSDM-ja qëllimisht po e zvarrit vazhdimin e seancës mbikëqyrëse parlamentare për “Alta Bankën”, pasi në opinion kanë dalë informacione për shitjen e aksioneve shtetërore në vitin 2023.

“LSDM-ja e kërkoi seancën mbikëqyrëse për Alta Bankën, por pasi e vërteta doli në shesh, nuk e cakton vazhdimin e saj. LSDM-ja dhe Filipçe ishin të zëshëm për Alta Bankën, deri në momentin kur u bë e ditur në opinion se pikërisht ata ishin të parët që i shitën aksione Maturës dhe vetë Alta Bankës”, deklaroi Manasievski.

Ai kërkoi përgjigje se përse në vitin 2023 pushteti i atëhershëm nuk i kishte informuar qytetarët për këtë transaksion.

“Prej ditësh heshtin dhe nuk tregojnë përse në vitin 2023 nuk dolën në një konferencë për media për t’i njoftuar qytetarët se do t’i shesin aksionet shtetërore atyre që, siç thonë ata, janë krimineli Matura dhe kapitali i tij i përfituar në mënyrë të dyshimtë në Alta Bankë. Nga frika se mund të zbulohen më shumë informacione vazhdimi i seancës mbikëqyrëse në Kuvend ende nuk caktohet”, shtoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së.
Manasievski vlerësoi se me këtë bëhet e qartë retorika politike e opozitës.
“Tani qytetarët e kanë të qartë përse LSDM-ja dhe Filipçe flasin aq shumë për njëfarë bote serbe në Maqedoni. Themeluesit dhe kultivuesit e botës serbe në Maqedoni janë pikërisht Filipçe dhe LSDM-ja”, përfundoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër