Ferati: Boshnjakët janë hallkë e rëndësishme e shoqërisë sonë

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 shtator, Zhurnal.mk – Ministri Agon Ferati në takim pranoi përfaqësues të komunitetit boshnjak, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve.

Në takim u theksua rëndësia e kontributit të komunitetit boshnjak në shoqërinë tonë, si dhe nevoja për vazhdimin e bashkëpunimit institucional në drejtim të adresimit të çështjeve dhe nevojave të tyre.

“Si ministër, u angazhova që të jem në shërbim të nevojave të Boshnjakëve dhe që së bashku të punojmë për krijimin e mundësive më të mira për të gjithë”, theksoi ministri Ferati.

“Boshnjakët, njësoj si të gjithë qytetarët e tjerë, janë hallkë e rëndësishme e shoqërisë sonë, ndërsa kontributi i tyre është pjesë e rëndësishme e mozaikut tonë shoqëror. Angazhimi ynë është që çdo komunitet të ketë hapësirë, mbështetje dhe mundësi të barabarta për zhvillim dhe përparim”, theksoi ministri Ferati, duke përcjellë urime te komuniteti boshnjak me rastin e Ditës së tyre Ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër