Fetai: Reçaku, plagë e hapur në ndërgjegjen tonë kolektive

Nga B.M
783 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 janar – Me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka kujtuar 45 civilët shqiptarë të vrarë mizorisht më 15 janar 1999, duke e cilësuar këtë ngjarje si një nga krimet më barbare të kryera nga regjimi serb ndaj popullit të Kosovës.

Sipas Fetait, Masakra e Reçakut përfaqëson një plagë të hapur në ndërgjegjen kolektive dhe një krim të rëndë kundër njerëzimit që tronditi opinionin ndërkombëtar. Ai theksoi se kjo ngjarje u bë pikë kthese drejt ndërhyrjes ndërkombëtare, duke e bërë të pamohueshme të vërtetën e spastrimit etnik që po ndodhte në Kosovë.

“Reçaku mbetet kujtesë e pathyeshme për sakrificën, dinjitetin dhe të drejtën për liri”, shkruan Fetai në facebook.

Ai përfundoi duke nderuar me respekt të përjetshëm 45 civilët e vrarë në Masakrën e Reçakut.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër