Filipçe kërkon përgjigje nga autoritetet dhe hetim për Alta bankën

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 nëntor, Zhurnal.mk – Rasti me Alta bankën është edhe një dëshmi për punën kriminele në këtë fushë, kësaj radhe në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe kursimeve të tyre të jetës.

Këtë e deklaroi sot kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili kërkon përgjigje se si pushteti ka lejuar hyrjen në vend të Alta bankës, nëse me këtë rast janë respektuar të gjitha procedurat, por edhe nëse është kryer kontroll i fondeve dhe origjina e tyre.

Paralajmëroi se nëse opinioni nuk merr përgjigje ër këto pyetje, do të kërkojnë që Prokuroria të kyçet dhe ta zbardhë rastin dhe se do të inicojnë debat mbikëqyrës në Kuvend, si dhe do të parashtrojnë interpelancë për guvernatorin Trajko Sllaveski.

“Një kohë të gjatë paralajmërojmë për Alta bankën, dhe ja problemi u shfaq para nesh. Kjo është vetëm një nga dëshmitë se ky pushtet tek ne në Maqedoni, i kryesuar nga Hristijan Mickoski është mashtruese dhe kriminele. Për fat të keq, tani në dëm të drejpërdrejtë të qytetarëve, të cilët do ta ndjejnë në xhepat e tyre”, theksoi Filipçe nbë konferencën për shtyp në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai përkujtoi se LSDM-ja pothuajse një vit paralajmëron për Alta bankës dhe për informacione në mediat serbe për origjininë e kapitalit dhe ndërlidhjen e njerëzve prapa bankës me Aleksandar Vuçiqin, por edhe me kapitalin nga Rusia.

Ai theksoi se sipas infomacioneve të tyre, banka ka kapital prej rreth 150 deri në 180 milionë euro, me të cilën disponon, ndërsa të cilët, siç tha, qeveria do të ndihmojë që t’ua marrë qytetarëve.

“Sot filialet nuk punojnë, ndërsa qytetarëve nuk u punojnë as kartelat e bankomatëve. Si do t’i tërheqin paratë qytetarët”, pyeti ai.

Për atë është problematike edhe mesazhi i guvernatorit edhe krahas asaj që nuk mund t’i tërheqin paratë, qytetarët kanë për detyrim t’i paguajnë kreditë. 

artikuj të ndërlidhura